Studentët e Preshevës: Mungon transparenca për ndarjen e bursave nga komuna
Përfaqësuesja e Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni Shaha Hyseni ka reaguar me rastin e ndarjeve të bursave nga komuna e Preshevës që sipas saj nuk përfaqësojnë ndonjë meritokraci."Ne si USLPM kësaj radhe i jemi drejtuar intenzivishtë kryetarit të Komunës së Preshevë Shqiprim Arifi me një kërkesë, të cilën e kemi dërguar përmes postës elektronike me kërkesën e parashtruar më poshtë, duke u bazuar me të drejtën ligjore. Por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe kjo kërkesë me sa duket nuk është pëfillur fare, por ka shkuar në vesh të shurdhur, duke munguar transparenca”, thuhet mes tjerash në reagimin e Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni.
Andaj kjo organizatë studentore ka ftuar të gjithë studentët të jenë syhapur rreth kësaj çështje./Titulli.com/