Studentët Arbnori dhe Nderimi nga Bujanoci: Jemi të mirëpritur në Tiranë
Ngecjet në zhvillimin ekonomik, papunësia, problemet me diplomat, mos-integrimi, neglizhenca pamundësia e qasjes së të rinjve në jetën publike në Luginë të Preshevës janë vetëm disa prej arsyeve nuk i ofron as Presheva as Bujanoci për studentët që mbarojnë studimet në Kosovë, Shqipëri apo dhe rajon.Duke parë këtë situatë, një pjesë e madhe zgjedhin të ikin jashtë në perëndim apo disa edhe të vazhdojnë jetën aty ku diplomohen.
Titulli.com ka biseduar me dy ish-student nga komuna e Bujanocit të cilët pas mbarimit të fakulteteve në Universitetin e Tiranës po vazhdojnë të qëndrojnë dhe punojnë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Arbnor Isufi nga fshati Turi i komunës së Bujanocit, tregon se si është pritur në tregun e Tiranës dhe jep një këshillë për gjithë bashkëvendësit e vet.
Titulli: Sa është mirëpritur një ish student nga Lugina e Preshevës në tregun e punës në Shqipëri?
Arbnori: Unë kam mbarur stomatologjinë në Universitetin e Tiranës dhe tani punoj në një kompani farmaceutike në të cilën merrem me një linjë të produkteve stomatologjike këtu në kryeqytet. Jam pritur shume mire nga kolegët pa u dalluar, bile mund të potencojë se edhe veçohemi pak në kuptimin e mire të fjalës edhe pse vijmë nga Lugina e Preshevës.
Titulli: Sa ofron Tirana përvojë apo edhe vend të?
Arbnori: Shqipëria në përgjithësi ka probleme me punësimin dhe ka numër të madhe të atyre që janë pa punë, por Tirana si metropol që është me një popullsi rreth 1 milion banorë, ka mundësi punësimi, kërkon pak mund të kërkosh, të dish të aplikosh dhe padyshim je i mirëpritur.
Titulli: Cila do të ishte këshill juaj për bashkëvendësit e tu që studiojnë nëpër universitete të ndryshme në Shqipëri?
Arbnori: Kemi ardhur në një kohë dhe duke parë dinamiken studentore këtu në Tiranë, shumica prej studentëve nga Shqipëria edhe studiojnë edhe punojnë, kështu funksionon edhe Evropa edhe Amerika.
I kisha këshilluar çdo studenti që vijë nga Lugina, që edhe të studioj edhe nëse ka kohë mund të punoi në këtë mënyrë është integrimi shumë më i shpejt se sa ata që nuk punojnë, krijon njohje dhe kontakte të reja në profesione që ndjek, është një eksperiencë e jashtëzakonshme, mbi të gjitha në të njëjtën kohë mbaron “Dy fakultete”.
Titulli: Si i shihni zhvillet në vendlindjen tuaj?
Arbnori: Zhvillimi në vendlindje e shikoj si të vështira duke parë rrethanat, por shpresojë që do rregullohen gjërat, do ec vendi përpara me rinin dhe të shkolluarit. Kjo mund të arrihet me kontributin e secilit, duke vepruar direkt atje ose edhe duke vepruar dhe punuar nga larg por për të mirën e vendit tonë.
Të njëjtin mendim me Arbnorin ndan edhe Nderim Shefkiu nga fshati Samolicë i cili ka diplomuar në vitin e kaluar fakultetin e mjekësisë dentare në Tiranë dhe aktualisht punon si mjek stomatolog në një klinik dentare po në Tiranë. Ai duke parë eksperiencën e vetë i cili ka punuar me gjysmë-norme edhe si student të njëjtën gjë ia sugjeron edhe bashkëvendëseve të vetë që vijnë e studiojnë në Tiranë.
Titulli: Sa është mirëpritur një ish student nga Lugina e Preshevës në tregun e punës në Shqipëri?
Nderimi: Një student i diplomuar nga Lugina e Preshevës është shumë i mirëpritur nga të gjitha institucionet në të cilat ai drejtohet për punë.
Titulli: Sa ofron Tirana përvojë të punës apo edhe vend të punës?
Nderim: Për sa i përket përvojës së punës është një vend shumë i zhvilluar në të gjitha profilet p.sh në profilin tim si mjek stomatolog kam përfituar shumë përvojë duke qenë se këtu aplikohen metodat dhe teknikat me inovative në fushën e stomatologjisë, ndërsa për shkak të një konkurrence shumë të madhe nga të gjithë vendet e Shqipërisë të cilët synojnë vendin më të zhvilluar në Shqipëri siç është Tirana vendet e punës janë të limituara.
Titulli: Cila do të ishte këshilla juaj për bashkëvendësit e tu që studiojnë nëpër universitete të ndryshme në Shqipëri?
Nderim: Këshilla ime për bashkëvendësit e mi që studiojnë nëpër fakultet e Tiranes, do t'ju sugjeroja që nëse kanë mundësi gjatë studimeve të mundohen të gjejnë hapësira punë part-time (gjysmë-norme) të cilat do ti shërbejnë duke ju dhënë një vizion tjetër për të ardhmen gjithashtu të krijojnë kulturën e punës.
Titulli: Si i shihni zhvillet në vendlindjen tuaj?
Nderim: Nuk kam qenë shumë koherent në lidhje me zhvillimet e vendit tim, sepse kam qenë shumë i angazhuar me profesionin tim si mjek dhe punën tjetër part-time. Gjithsesi mendoj qe ka ardhur një fryme e re politike si në Presheve ashtu edhe në Bujanoc dhe mendoj që do krijohen kushte më të mira në të gjitha sektorët, duke dhënë opinionin tim mendoj qe sektori me i zhvilluar deri tani ka qenë ai privat.