Strugë: Fillojnë xhirimet e flimit "žPiktura e Papërfunduar" me regjisorin Valton Jakupi nga Bujanoci
Lokale

Strugë: Fillojnë xhirimet e flimit "žPiktura e Papërfunduar" me regjisorin Valton Jakupi nga Bujanoci

29.Aug.2016 08:18
0
Në qytetin e Strugës në Maqedoni kanë filluar xhirimet e pjesëshme të filmit Francez "žPiktura e Papërfunduar" me regjisorin shqiptar nga komuna e Bujanocit Valton Jakupi, të companisë filmike International Film Europe Swiss.

Xhirimet  do të kryhen në këtë qytet, dhe pjesa tjetër në disa kantone Zvicrane, po ashtu në këtë cast janë të kyqur edhe disa aktorë shqiptar që do të luajnë përkrah aktorëve zvicran dhe francez, shkruan Titulli.com.

Drejtimi i këtij filmi i është besuar regjisorit Valton Jakupi dhe sipas producentes Lynda Canvel filmi do të realizohet sipas planifkimit.

 „Ky film ka një skenar që paraqet elemente të shumta të ngjarjeve të sodit që janë duke ndodhur në gjithë globin“, është shprehur bashkëproducenti i këtij filmi  Valton Jakupi.

Skenarin e kanë shkruajtur Naski Abdixhiku dhe Valton Jakupi, dhe ia kanë përshtatur kohës dhe ngjarjeve, ku sipas njërit nga skenaristët Naski Abdixhiku „Pikturat e Papërfunduara”, ka të bëjë me temën e refugjatëve dhe mbrojtjen e fëmijëve refugjatë.

„Jemi duke jetuar në një kohë ku jeta e njeriut nuk kushton aspak, e sidomos jeta e fëmijëve, prandaj, së bashku me Vallton Jakupin e kemi shkruar këtë skenar që së paku ne artistët ta ngrisim zërin nëpërmes filmit. Me Ëalltonin kemi punuar më se 2 muaj në këtë skenar duke u konsultuar me shumë njerz të filmit gjerë sa e kemi finalizuar projektin ku dhe e kemi titulluar Piktura e Papërfunduar“, ka thënë Abdixhiku.

Sipas Valton Jakupit filmi do të realizojë 4-5 skena në qytetin e Strugës dhe angazhohen aktorë shqiptar, zviceran, francez, maqedon me aktorët Blerim Hasani, Naski Abdixhiku, Ismet Hasaj, Tanja Grazdani,  Aneta Hasani, Sonja Zlatanoska, Oriana Bytyqi etj. 

Ndërsa stafi xhirues janë, Suad Avdiu, Darko Petrovski, Egzon Fejzullahu,  Zoran Misajlovski dhe xhirimet do të zgjasin 4-5 ditë duke vazhduar pastaj në Zvicër të përkrahur edhe nga Digitalb.ch. 

Valton Jakupi në emër të gjithë ekipit filmik, i falëmderon organet komunale të qytetit të Strugës për mikpritjen, si dhe kameramanin Suad Avdiun për mbështetjen ./Titulli.com/

 

Botohet libri "Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent", e autorit Adnan Mehmeti
Bujanoc: Rruga e Zarbicës e sakrificës dhe perspektivës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration