Lokale
Stojança Arsiq: Ja si u tentua të prishet koalicioni?
Zv/kryetari i komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq ka folur për tentimet që u bënë orët e fundit për të prishur koalicionin e formuar për qeverisje me komunën e Bujanocit.
“Tek unë erdhën disa njerëz, të dërguar, të cilët kanë tentuar të negociojnë për ti kthyer bisedimet që ishin ndërprerë. Unë së pari kamë zhvilluar bisedime me njerëzit me të cilët kamë qenë në koalicion në mandatin e kaluar. Pas tre rretheve të bisedimeve, në të katërtën i kamë njoftuar se po dal nga këto biseda”, tha Stojança Arsiq për JugPress.
Ai ka shtuar se “ajo çka ofronin koalicioni i kaluar ishte i papranueshëm, jo për mua por për komunitetin serb. Kanë ardhur disa njerëz që kanë tentuar ti kthejnë këto bisedime me mënyra të ndryshme, mirëpo nuk patën sukses”.
Arsiq thotë se ka informacione se ka pasur presion në këshilltarët të mos lejojnë formimin e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Nagip Arifit dhe Grupit të tij Qytetarë dhe partive tjera rreth Partisë Demokratike të Boris Tadiqit.
“Ajo që unë kam si informacion nga njerëzit e mi është se dy net para seancës konstituive kanë ardhur njerëz në orët e vona të natës (23h apo 24h), dhe kanë ofruar gjithçka për të kaluar në anën tjetër”, ka thënë Arsiq duke theksuar se “këshilltarët ishin të fortë”.
“Mendoj se nuk ka para që mund të prishë këtë marrëveshje të mirë. Unë kamë thënë edhe në Kuvend se kjo marrëveshje është historike për të gjitha bashkësitë që jetojnë këtu. Le të jetë ky shembull për ata që vijnë pas neve”, ka thënë Arsiq, i cili sikurse Arifi prioritet sheh zhvillimin ekonomik, ndërsa pret ndihmë edhe nga Qeveria e Serbisë si dhe bashkësia ndërkombëtare.
Ai ka shtuar se marrëdhëniet ndërmjet Shqiptarëve dhe Serbëve në Bujanoc janë “mjaft të mira”.
“Marrëdhëniet ndërmjet njerëzve nuk janë prishur kurrë. Marrëdhëniet ftohen ndërmjet politikanëve”, ka përfunduar Arsiq. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!