Stefanoviç: Medvegja ndodhet ne Serbi dhe aty do të mbetet
Lokale

Stefanoviç: Medvegja ndodhet ne Serbi dhe aty do të mbetet

14.Sep.2015 21:00
0
Duke komentuar rezultatet e paraprake të zgjedhjeve lokale në Medvegjë, një nga komunat në jug të Serbisë, sipas të cilit koalicioni i Qeverisë serbe ka fituar më shumë se 60 përqind të votave, nënkryetar i Bordit kryesor i Partisë Përparimtare Serbe, Nebojsha Stefanoviç, tha se kjo tregon se Medvegja është komunë serbe dhe se mesazhi për asociacionin e komunave me shumicë shqiptare është politik, raporton Anadolu Agency (AA).

"Realiteti është se Medvegja është komunë serbe, e cila ndodhet në Republikën e Serbisë dhe e cila do të mbetet këtu, dhe është i rëndësishëm mesazhi i shtetit se interesat kombëtare janë ruajtur maksimalisht", ka thënë Stefanoviç.

Ai shtoi se në bazë të rezultateve nga të gjitha vendvotimet, me përjashtim të një qendre votimi, lista Aleksandar Vuçiç - Partia Përparimtare Serbe, PUPS fitoi gati 60 përqind të votave, që përfaqëson 80 përqind të elektoratit serb, i cili doli në numër të madh në këto zgjedhje, Partinë Demokratike në mes të 3 dhe 4 përqind, dhe dy listat shqiptarë midis 24 deri 25 përqind.

"Është e rëndësishme që kjo fitore e madhe u arrit pavarësisht presioneve të mëdha që kanë ndodhur sot në komunën e Medvegjës, në të cilën kanë marrë pjesë dhe disa organizata ndërkombëtare, dhe ka pasur përpjekje për të kërkuar që disa njerëz të votojnë pa dokumente të vlefshme pa qenë të regjistruar në listat zgjedhore. Mund të shihni se kjo është një shembull se një numër i madh i shqiptarëve, të cilët nuk jetojnë në territorin e Medvegjës kanë votuar, ata jetojnë në territorin e Kosovës dhe u sollën me autobusë për të votuar", ka thënë Stefanoviç, duke shtuar se në këto zgjedhje kanë votuar 230 shqiptarë më shumë.

 

Protestë në Preshevë (video)
Komisioni Evropian: AKS dhe Bashkësia e komunave shqiptare nuk janë të njëjta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration