Stankoviq: Qeveria e Serbisë nuk manipulon më numrin e shqiptarëve
Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përmes një komunikate për media ka sqaruar opinion lidhur me deklarimet se përmes regjistrimit të diasporës do të ndalohet manipulimi i qeverisë së Serbisë mbi numrin e shqiptarëve.Komunikatë për media
Vlerësimi i numrit të banorëve ka qenë e vetmja mundësi ligjore pasi që pjesëtarët e pakicës shqiptare nuk kanë dashur që të regjistrohen në regjistrimin e banorëve në vitin 2011, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai ka theksuar se pas takimit me liderët politik shqiptar nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është rënë dakord që të angazhohen ekspertët nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, saktësisht ambasada e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, OSBE-ja, Delegacioni i UE-së në Serbi. I gjithë procesi është mbikëqyr nga organet kompetente, saktësisht nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisja Lokale në asistencë të Trupit Koordinues, ndërsa në prani të Entit Republikan për Statistika dhe organeve tjera shtetërore, ka sqaruar Stankoviq.
„Ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Unionin Europian kanë punuar në vlerësimin e numrit të qytetarëve. Iniciativa për vlerësimin e numrit të qytetarëve ka dalur nga vështirësitë e shtetit për t`u kapërcyer çështjet e hapura të cilat në mënyrë të pashmangshme kanë krijuar shumë papërshtatshmëri sipas pakicës shqiptare, duke marrë parasysh se shumica e pjesëtarëve të kësaj pakice nuk ka dashur që të regjistrohet në vitin 2011“, tha Stankoviq.
Kryetari i Trupit Koordinues, në lajmin se në ueb faqen e re zyrtare të komunës së Bujanocit, e cila ende është në fazë të përpunimit, do të vendoset rubrika e dedikuar për diasporën, dhe e cila do të duhej siç kanë theksuar zyrtarët komunal të shërbej për grumbullimin e të dhënave të shqiptarëve të cilët jetojnë në diasporë, në mënyrë që të „ndalohet manipulimi eventual i Qeverisë së Serbisë mbi numrin e qytetarëve në komunën e Bujanocit“, theksoi se nuk është për të e qartë se në çfarë manipulimi ata mendojnë.
„Nuk kam kuptuar se si Qeveria e Republikës së Serbisë mund të manipuloj me numrin e shqiptarëve. Pra, kur shumica e pjesëtarëve të pakicës shqiptare nuk ka dëshiruar që të regjistrohen, shteti ka organizuar vlerësimin e numrit të banorëve në mënyrë që këto tri komuna të munden që pa pengesa të funksionojnë, si dhe në asnjë moment të mos iu mohohet asnjë përfitim buxhetor. Vlerësimin e kanë bërë ekspertët ndërkombëtar dhe në të kanë marrë pjesë liderët shqiptar nga jugu i Serbisë, në mes tjerash Riza Halimi dhe Shaip Kamberi si deputet popullor, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi“, sqaroi Stankoviq.
Po nëse ka pasur ndonjë paqartësi dhe pakënaqësi me vlerësimin e numrit të qytetarëve, liderët politik nga këto komuna kanë pasur mundësi që në të gjitha pyetjet t`i përgjigjen ekspertët ndërkombëtar, ka theksuar Stankoviq. Ai tha se liderët shqiptar nga tri komunat në të gjitha pyetjet e parashtruara kanë marrë përgjigje nga ekspertët, pas kësaj është dakorduar që të pranohet vlerësimi i numrit të qytetarëve pa asnjë kushtëzim nga cila anë qoftë, deklaroi Stankoviq.
Kryetari i Trupit Koordinues ka parashtruar edhe pyetjen se a është punë e komunës që përmes ueb faqes së saj të grumbulloj të dhënat rreth shqiptarëve në diasporë dhe cila është porosia e zyrtarëve komunal për njerëzit të cilët jetojnë në këtë hapësirë.
Të rikujtojmë, Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar Konkluzionin në fillim të korrikut të vitit 2015, në bazë të cilit prezantimi i vlerësimit të numrit të banorëve do të jetë në përdorim deri në regjistrimin e ardhshëm.
Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë