Stankoviq: Gjendja stabile në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq ka deklaruar se gjendja e sigurisë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është stabile.Ai në mbledhjen e sotme me përfaqësuesit e këtyre komunave në Beograd theksoi përveç tjerash se gjatë tërë vitit të kaluar situata politike dhe ajo e sigurisë ishte e qetë, transmeton Titulli.com.
Stankoviq tha se ngjarjet e fundit në Kosovës nuk kanë ndikuar në tensione të reja në këtë rajon.
Sipas tij problemet në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë zgjidhen duke biseduar me përfaqësuesit e këtyre komunave dhe gjetur zgjidhje në problemet e përditshme./Titulli.com/