Lokale
Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc shkon drejt shitjes
Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, njëra prej pesë më të suksesshmëve në Serbi, vitin e ardhshëm, në përputhje me ligjin, del në shitje.
“Prej 14 stacioneve të Veterinarisë të cilat nuk janë privatizuar, vetëm ne deri më tani asnjëherë nuk kemi dalë në ankand. Në përputhje me ligjin tani do të jemi, pasi në të kundërt do të falimentonim”, thotë drejtori i stacionit të Veterinarisë dr Miodrag Milkoviq, transmeton Titulli.
Me këtë qëllim i është dërguar ftesë ekspertëve të autorizuar gjyqësor dhe shtëpive audituese për të vlerësuar pronën dhe kapitalin, si dhe rezultatet e përgjithshme të punës së këtij stacioni.
Ky proces do të përmbyllet deri më 20 dhjetor të këtij viti.
Me 39 të punësuar ky stacion Veterinar mbulon komunat Bujanoc, Preshevë dhe Trgovishtë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!