Spoti i Kamberit për zgjedhjet parlamentare: Numri 13, i fitores së përbashkët (video)
Kandidati për deputet në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi nga lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” me numër 13, ka publikuar video spotin si pjesë e fushatës parazgjedhore.
"Të mobilizohemi për zë përfaqësimi e të angazhohemi për përfaqësim të zëshëm. Të gjithë bashkë. Beteja politike duhet të vazhdojë.13", mes tjerash u shpreh Kamberi.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen më 17 dhjetor 2023, shqiptarët e Luginës marrin pjesë me 2 lista zgjedhore.