Lokale
Skandaloze: Subjekti politik pas sulmeve të portaleve në Bujanoc
Portali informativ Titulli.com ka arritur të mbledhë informacione mbi sulmet kibernetike që iu janë bërë faqes tonë si dhe të kolegëve tanë www.bujanoci.info.
Nga këto informata të sakta rezultonë se prapa këtij sulmi qëndron një simpatizues i një partie politike, dega e të cilit vepronë në komunën e Bujanocit.
Skandaloze është fakti se personi fizik me inicialet R.Q. në bashkëpunim me disa personat tjerë, është kontaktuar nga zyrtarë të këtij subjekti dhe është kërkuar nga ai që portalet informative të lartëpërmendura të sulmohen.
Stafi teknik i portaleve informative ka kontaktuar edhe me personel të specializuar në lëminë kompjuterike dhe ka arritur të zbërthejë dhe të identifikojë sulmuesin, informata të cilat më pas i kanë shfrytëzuar gazetarët.
Me këtë rast është zbuluar se “hakeri” në kohën e sulmit ka pas të aktivizuar llogarinë personale në Facebook (inicialet R. I. C.) gjë që e ka lehtësuar identifikimin e tij. Vlenë përmendur se personi në fjalë është me banim në komunën e Bujanocit.
Portalet informative www.titulli.com si dhe www.bujanoci.info janë duke mbledhur fakte të tjera për të përgaditur dosjen për të ngritur padi gjyqësore kundër personit fizik si dhe ndaj subjektit politik që është i përfshirë në këtë sulm.
Portali i pavarur informativ www.titulli.com ishte sulmuar me datë 15 prill, dhe si pasojë e këtij sulmi u deshtë të ndërronte kompanin e hostingut në mënyrë që pas tri ditëve të kthehet prapë në funksion.
Nuk mbeti me kaq, sulmet vazhduan edhe ditëve në vijim, ndërsa kulminacioni u arritë në ditën e zgjedhjeve (më 6 maj).
Edhe më keq kaloi portali informativ i kolegëve tanë www.bujanoci.info i cili deri këto ditë ka pas sulme të vazhdueshme dhe si pasojë hubje materiale dhe të lexuesve.
Për sabotim dhe sulm kibernetik sipas ligjit aktual në Serbi parashihet burgim deri në pesë vite.
Ndërsa, për zbulimin e akteve të tilla në Serbi merret shërbimi për luftën kundër krimit të organizuar./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!