Situatë e qetë në Luginë të Preshevës, nuk ka rritje të forcave të sigurisë
Gjatë fundjavës së kaluar në vendkalimet administrative në Konçul dhe Dobrosin në drejtim të Kosovës nuk ka pasur rrethana të jashtëzakonshme, shkruan Titulli.com.“Kemi një qarkullim normal të komunikacionit në të dy drejtimet pa asnjë rritje të forcave policore dhe të sigurisë në asnjërën anë”, thonë burimet policore në Jug të Serbisë, transmeton Titulli.com.
Pas ndalimit të trenit të Serbisë i ngjyrosur në ngjyra të flamurit serb dhe me fjalët “Kosova është Serbi” që u pengua të hynte në Kosovë janë shpërndarë gënjeshtra dhe informata se janë shtuar forcat policore në Luginë të Preshevës.
Situata në Luginë të Preshevës është e qetë dhe sipas informacioneve policore dhe gjendjes në terren nuk ka shtim të forcave të sigurisë të Serbisë përgjatë vendkalimeve me Kosovën./Titulli.com/