Sinani nga SHBA: Takimi me kryetarin e Komitetit për politikë të jashtme në Senatin amerikan, Menendez
Një delegacion me përfaqësues politik nga Lugina përbërë nga Shaip Kamberi, Ragmi Mustafa, Ardita Sinani, Ragmi Mustafi dhe Flora Ferati po qëndrojnë në SHBA dhe po zhvillojnë takime lobuese.
Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:
Kënaqësi e veçantë takimi i sotëm me Kryetarin e Komitetit për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez
.
Senatori Menendez ishte i gatshëm që të dëgjojë nga afër problemet me të cilat përballen shqiptarët në Serbi, në veçanti në Luginë të Preshevës.
Trajtimi i pakicës shqiptare mbi bazën e reciprocitetit me të drejtat që gëzon pakica serbe në Kosovë do të ishte zgjidhja adekuate për paqe të qëndrueshme e afatgjate.