Sinani: Mësohemi të humbim si njerëz, falënderit që votuan Ndryshe!
Kandidatja për kryetare e komunës së Preshevës nga Partia për Veprim Demokratik, Ardita Sinani ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale dhe ata që votuan për partinë e saj por edhe ata ndryshe.“Ju faleminderoj nga zemra për angazhimin e përkushtimin që treguat për këtë periudhë zgjedhore. Edhe pse skemi ende rezultate përfundimtare, një faleminderim i posaçëm shkon për Ju që besuat votën për neve. Faleminderit edhe atyre që votuan Ndryshe. Mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme”, ka shkruar Sinani në facebook.
Ajo ështe shprehur se duhet të mësohemi të humbim si njerëz se sa të gëzohemi si kafshë./Titulli.com/