Sinani: Komuna e Preshevës nuk po qeveriset, por po zhvatet
Lokale

Sinani: Komuna e Preshevës nuk po qeveriset, por po zhvatet

20.Dec.2022 21:25
0

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes aktuale në këtë komunë. 

Ajo përmes një shkrimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, tha se kjo komunë nuk po qeveriset, por po zhvatet nga individët që e kanë kapur institucionin përmes kontrabandimit dhe korruptimit.

“Kjo u pa edhe sot. Në seancën e Kuvendit Komunal. U mbajt në limitet e afatit ligjor. Se Komuna e Preshevës është realisht edhe pa Kuvend Komunal. Për herë të parë votohet brenda një seance edhe Rebalansi i Buxhetit edhe Buxheti. Komuna e Preshevës është realisht pa kryetar Komune. Që sot nuk foli as për Rebalans të Buxhetit”, ka shkruar Sinani. 

Tutje, Sinani tha se kryetari I kësaj komune, Shqipërim Arifi në vend se të prezantonte buxhetin, ai sipas saj, linçoi, denigroi, ofendoi dhe shpifi.

“Iku. U fsheh. Nuk fliste se ku ka vendosur t’i shpenzojë paratë e qytetarëve. E sidomos për çka. Në pikën ku sipas Rregullores do të duhej të prezantonte buxhetin, ai linçoi, denigroi, ofendoi dhe shpifi. Kjo ishte strategjia. E natyrisht se e ndihmoi kryetari i Kuvendit. Me metoda selektive dhe me tolerim të gjuhës së urrejtjes, Sami Salihu u ridëshmua si patericë e shefit të tij të vërtetë. Shërbëtor i Shqiprim Arifit”.

Për fund, Sinani tha se komuna e Preshevës ka nevojë urgjente për institucione demokratike qeverisëse në shërbim të interesit të përgjithshëm.

“Një qeverisje që bashkë me qytetarët planifikon buxhetin komunal. Që ju tregon ku do investohen paratë e tyre dhe sidomos që nuk keqpërdoren. Këtë nuk e bën ky pushtet i kontrabandimit. Ky pushtet i zhvatjes. U pa sot. Përsëri”.

Reagim ndaj komunës së Preshevës: Mospërfshirja në buxhet as në diktaturat më të këqija nuk ka ndodh?
Rexhepi: Ky buxhet i komunës së Preshevës, ka të bëjë me një udhëheqës analfabet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration