Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej sado e vështirë të jetë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka folur për protestën e sotme që u mbajt.
Ajo ndër tjera ka thënë se qyteti që drejton nuk mund të mos ishte vendi i cili do t’i bënte bashkë shqiptarët e Luginës.
“Sot, dëshmuam edhe një herë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi. Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej, sado e vështirë të jetë rruga deri në realizimin e plotë të të drejtave tona”, ka thënë Sinani.