Lokale
Siguri më e lartë në Korridorin 10 që kalon përmes Luginës
Ministria e punëve të Brendshme do të fillojë me zbatimin e aksionit “Rrugë të mbarë - 2012” duke pasur parasysh sezonin turistik që ka filluar, në mënyrë që të rrisë nivelin e kujdesit ndaj shtetasve të huaj të cilët kalojnë transit në Republikën e Serbisë, raporton Titulli.
Ky aksion do të realizohet në autostradën e Korridorit 10 në Serbi që kalon edhe përmes Luginës, duke vendosur postera, aksioneve të policisë në këtë korridor, si dhe në pikat kufitare në Preshevë, Horgosh, Batrovc dhe Gradinë.
Njoftime do të vendosen edhe në objektet tjera gjatë Korridorit 10 të cilat më së shpeshti i vizitojnë të huajt gjatë transitit.
Aty do të mund ti gjejnë të dhënat themelore të shërbimeve si ndihmës së shpejt, paralajmërimet në trafik, si dhe mundësinë që në mënyrë të thjesht dhe më shpejt të paraqesin e rastet e korrupsionit, ankesat apo lëvdatat në punën e policisë, por edhe ndonjë rast kriminaliteti që takojnë apo i ndodhë atyre gjatë udhëtimit.
Këto ditë komunikacioni në Korridorin 10 do të jetë më i ngarkuar për shkak të fillimit të pushimeve të qytetarëve nga shtetet perëndimore e që përdorin këtë rrugë për transit apo qëndruar në Serbi.
Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët e huaj që hasin në ndonjërën prej problemeve të lartpërmendura, atë mund ta paraqesin në telefonin kujdestar 011/361-00-18.
Numri i lartshënuar gjendet në qendrën operative në Ministrinë e Brendshme, ndërsa për ata që nuk dinë gjuhën serbe, kjo thirrje do të devijohet tek përkthyesit e gjuhës angleze apo gjermane./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!