Siç shkuan edhe kthehen!
Lokale

Siç shkuan edhe kthehen!

14.Feb.2014 22:05
0
Shkuan të ndarë në makina ashtu edhe u kthyen nga takimi me ministrin Ditmir Bushati, katër liderët politik të Luginës së Preshevës.  As Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati nuk arriti që sonte të përafrojë qëndrimet diametralisht të kundërta sa i përket daljes së përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 16 mars në Serbi. Siç dihet Partia për Veprim Demokratik është partia e vetme politike që ka marrë vendim për të marrë pjesë në zgjedhje, përderisa pjesa tjetër e spektrit politik të Luginës është shprehur pro bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare. Në takimin e sotëm në të cilën morën pjesë deputeti Riza Halimi, kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, nuk u arrit marrëveshje sa i përket daljes së përbashkët në këto zgjedhje. As ndërmjetësimi dhe sugjerimet e ministrit Bushati nuk arritën të zbusin qëndrimet e palëve, përderisa, siç ka mësuar Titulli, në tavolinë mes tjerash ishte propozimi që palët të ndajnë mandatin e deputetit në bazë të forcës që kanë në Kuvendet Komunale të Luginës, të dala nga zgjedhjet lokale të vitit 2012-të. Ky ishte takimi i dytë brenda dy javësh i liderëve shqiptarë të Luginës me ministrin shqiptar Ditmir Bushati, që për qëllim kishte unifikimin e subjekteve shqiptare që veprojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare që do të zhvillohen më 16 mars në Serbi./Titulli.com./
Shqipëria përkrah vetëm Listën unike zgjedhore e jo njëpartiake
PVD filloi procesin e mbledhjes së nënshkrimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration