Si të luftohet pagjumësia?
Ankthi i gjumit mund të krijojë një rreth shumë real dhe vicioz. Problemi është se, sa më shumë të shqetësoheni për gjumin, aq më të larta janë hormonet tuaja të stresit të cilat bëjnë që ju edhe më pak të keni mundësi të flini.
Andaj më poshtë gjeni disa këshilla se si të mposhtni pagjumësinë, shkruan ‘The Guardian’.
Ndaloni së thëni “S’mund të fle”
Fjalët tuaja kanë një efekt të menjëhershëm te ju fizikisht dhe mendërisht dhe ju mund ta shihni këtë nëse zgjidhni me vetëdije fjalë diametralisht të kundërta për të përshkruar të njëjtën situatë. Fjalët që zgjidhni ndryshojnë ndjenjat, perceptimet, hormonet dhe sjelljen tuaj, përfshirë gjumin. Ka disa studime mahnitëse mbi këtë dhe rrethin mendje-trup, dhe sesi kjo mund të manipulohet për të përmirësuar shëndetin.
Ulni stresin
Stresi është një shkatërrues i madh i gjumit me gati 50 përqind të çrregullimeve të gjumi i atribuohen stresit. Andaj është shumë e rëndësishme të mos stresohen.
Ndërroni zakonet e gjumit
Zakonet e këqija të gjumit, si çdo tjetër, mund të kapen sistematikisht dhe të zëvendësohen me ato të mira. Dhoma e gjumit është konteksti i zakonit tuaj të gjumit dhe bërja e disa ndryshimeve këtu, të sjelljes dhe të përmbajtjes, ndihmon në prishjen e sjelljes automatike të gjumit.
Dëgjoni një skenar gjumi
Mendimet e zakonshme shkaktojnë një reagim zinxhir që ndryshon emocionet tuaja, kimikatet e trupit, sjelljen, pritjet dhe gjumin tuaj. Një skenar gjumi, i cili është një pohim pozitiv i asaj se sa mirë mendja dhe trupi juaj po ju përgatit për gjumë, ndihmon me këtë duke zhvendosur gradualisht mendimet tuaja të zakonshme të lidhura me gjumin. Gjithashtu, duke dëgjuar një skenar gjumi gjatë ditës, i jepni vetes një moment për të pushuar, duke krijuar një dritare që çdo stres të ulet.
Para se të flini qëndroni ulur në një kolltuk
Ulja në një hapësirë që nuk është dhoma juaj e gjumit, do të ju relaksojë para se të shkoni në shtrat. Duke i dhënë vetes këtë kohë për të menduar ose shënuar ndonjë shënim, ajo që po bëni me të vërtetë është zhvendosja e shqetësimeve ose preokupimeve nga selia emocionale e trurit tuaj, në zgjidhjen e problemeve. Për më tepër, truri juaj do të kërkojë zgjidhje ndërsa ju ëndërroni.
Shikoni në errësirë
Shikimi në errësirë gjëja e fundit, ndërsa jeni shtrirë në shtrat, do të ndihmojë në rritjen e niveleve të melatoninës tuaj që nxit gjumin, pasi “hormoni i gjumit” lëshohet gjatë natës kur ata fotoreceptorë të ndjeshëm ndaj dritës në sytë tuaj shohin se është errësirë atje.