Si të flemë mirë dhe rehat?
Trupi dhe shëndeti

Si të flemë mirë dhe rehat?

30.Jan.2021 10:35
0

Axhenda e ngjeshur e ditës, vrapi i mëngjesit për të arritur në punë, jeta punë-familje-jetë sociale-takime janë një lodhje e përditshme. Kjo ndikon dhe tek gjumi, ka nga ata që përpëliten në shtrat për të fjetur dhe ata që zgjohen vazhdimisht.

Rezultati? Kur bie alarmi i mëngjesit mendojmë “Jo, nuk është e mundur, sa u shtriva”, dhe zgjohemi më të lodhur se më parë.

 

 

Shumë pak e dinë në fakt që kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit është e lidhur me atë që hamë na darkë dhe atë që bëjmë para se të shkojmë në shtrat.

Ja disa rregulla që duhen ndjekur për tu zënë gjumi shpejtë dhe qetë.

Jo gjumë me stomakun bosh
Botërisht është e njohur që të hani shumë në mbrëmje bëni një gjumë të shqetësuar, për shkak të ngadalësimit gjatë orëve të gjumit të tretjes. Por duhet të dini që e njëjta gjë është dhe për të kundërtën. Nëse vendos të kapërcesh vaktin e darkës, me stomakun bosh është edhe më e vështirë të flini. Përveç kësaj natën mund të zgjoheni me stomakun që ju gërryen për të ngrënë.

Çfarë nuk duhet të hani për të fjetur mirë
Gjatë darkës kujdesuni të mos pini çja, kakao, çokollatë, kafe që aktivizojnë qendrat e zgjimit dhe të ndalojnë të flesh.

Për të mos ngadalësuar tretjen që shpesh është përgjegjës për shqetësimet e gjumit, në darkë duhet të qëndrojnë larg mishit, sidomos atij të kuq, ushqimeve të kripura dhe pjatave industriale, pra ushqimeve të gatshme.

Stakoni trurin!
Para se të flini e keni fiksim të shihni emailin për herë të fundit, një mesazh të shpejtë në Vvhatsapp, një sy Instagramit por duhet të dini se ju dëmtojnë për të fjetur. Përdorimi i pajisjeve elektronike nxit funksionon konjitiv, duke e lënë trurin “ndezur”. Prandaj stakojini të gjitha dhe bëni një gjumë të mirë. Idealja në fakt do të ishte të stakoheshit prej tyre 2-3 orë para se të flini, në mënyrë që aktiviteti trurit të mos stimulohet vazhdimisht dhe të kemi mundësinë të ngadalësojmë ritmin.

Çajra qetësues
Sigurisht që mund ta mundni pagjumësinë, kjo dhe falë kurave natyrale. Një çaj kamomil, dhe sugjerimi është që nuk duhet të jetë i vakët, por i nxehtë.

Edhe valeriana është një bimë mjaft qetësuese dhe më e fuqishme se kamomili dhe mund të përdoret kur pagjumësia lidhet me ankthin.

Ka vetëm një kundërudhëzim për to, kurrë mos i pini bashkë me pije alkoolike. Edhe pasiflora është aleat i mirë i gjumit falë vetive të saj qetësuese.

Zhvillimet teknologjike në satelitë nxisin rritje në treg
Kandidati për deputet në parlamentin e Kosovës, Zijush Ahmeti: Qytetari i Luginës do të fuqizohet (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration