Si do lidhen me rrugë dhe hekurudha shqiptarët në Ballkan, projekti edhe lidhja me Bujanocin (video)
Lokale

Si do lidhen me rrugë dhe hekurudha shqiptarët në Ballkan, projekti edhe lidhja me Bujanocin (video)

13.Dec.2022 09:13
0

Projekti i ri i Portit të ri të Durrësit do të krijojë lehtësira edhe për mallrat e destinuara për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke hapur në këto dy shtete portet e thata respektive në varësi të Portit të Durrësit.

Ministri për Infrastrukturën i Kosovës, Liburn Aliu, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, deklaroi se Porti i Thatë i Prishtinës, nën varësi të Portit të Durrësit, do të jetë një zonë përpunuese për mallrat që do të kenë destinacion këtë shtet.

Sipas ministrit Aliu, si pjesë e këtij projekti të Portit të ri të Durrësit, do të jenë hekurudhat që do të lidhin Portin e Thatë të Prishtinës me atë të Durrësit.

Ali ka thënë se projekti tjetër i rëndësishëm është ai që lidh Gjilanin me Bujanocin deri në korridorin 10.

"Me këtë rast do të bëjmë lidhje me autostradë Prishtinë me Bujanocin", tha me stjerash Aliu ( minuta në video 52:30)

 

Blendi Fevziu: Z.Aliu, ku do të ngrihet Porti i Thatë i Prishtinës?

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: Porti i Thatë i Portit të Durrësit në Prishtinë në kryqëzimin e linjave hekurudhore që lidh Shkupin, Sofjen… afër Fushë Kosovës. Është linja hekurudhore ekzistuese që vihet deri afër 30 km me kufirin e Shqipërisë. Nga Durrësi përmes linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit që është projekt në Republikën e Shqipërisë. Nga studimi i fizibilitetit do të tregohet a do jetë linja nga Miloti në Prizren apo linja nga fshati Mjedë në Gjakovë. Kjo është linjë e re hekurudhore, do dalë në linjë hekurudhore ekzistuese në zonën e Gjakovës e cila lidhet me linjë hekurudhore ekzistuese. Porti ndërtohet në Prishtinë në afërsi të Fushë Kosovës. Në këtë udhëkryq që do të lidhë përpos autostradat në të njëjtat korridore edhe terminalin kargo të aeroportit të Prishtinës që është në afërsi, do kemi kombinimin multimodal të mallrave nga transporti detar me ato tokësore dhe ajrore.

Blendi Fevziu: Kjo marrëveshje që keni me Portin e Durrësit do të jetë e vlefshme dhe me Portin e Tivarit?

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: Jo nuk është e vlefshme, por në atë moment duke pasur parasysh që Porti i Tivarit e ka të vetmen dalje linjën ekzistuese Tivar-Beograd e cila është një hekurudhë e vjetër dhe teknikisht është shumë më e pafavorshme se sa kjo linjë këtu, i bie që dhe Porti i Tivarit do të ketë mundësinë që të sjellë mallra përmes Shkodrës.

Blendi Fevziu: Dhe ju po flisni që përmes Prishtinës ata mund të shkojnë drejt Beogradit dhe zonave të tjera. 

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: Aktualisht jemi në modernizim të linjës hekurudhore nga Shkupi në Prishtinë dhe nga Prishtina në Jarinje e cila do jetë për Beograd, e cila do jetë në vazhdimësi pastaj projekti që lidh Nishin dhe Sofjen dhe kemi dy linjat hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë –Prizren të cilat do të afrojnë hekurudhën.

Rrugët në veriun e Kosovës mbahen të bllokuara (video)
Escobar : SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration