Shtrenjtohet sigurimi i makinave, nga 1 korriku mbi 60 për qind më shtrenjtë
Lokale

Shtrenjtohet sigurimi i makinave, nga 1 korriku mbi 60 për qind më shtrenjtë

21.Jun.2014 10:24
0

Pronarët e makinave prej muajit korrik do të paguajnë më shtrenjtë sigurimin e obliguar të makinave.

Ky shtrenjtim, siç shkruan gazeta “Novosti”, për disa kategori të makinave për udhëtarë shkon më shumë se 60 për qind.

Kështu, pronari i “Fiat punto”, në vend të 6.404 dinarë që ka paguar deri më tani, nga muaji i ardhshëm do të paguajë sigurim 10.183 dinarë, që është për 59 për qind më shumë. Kjo vlerë paraqet sigurimin bazë për makinat me fuqi motori nga 33 deri në 44 kilovatë (KW).

Shtrenjtimin nuk do t’i shpëtojnë as pronarët e makinave me fuqi më të madhe. Për shembull, pronari i makinës me motor 59 KW, në vend që të paguaje si deri më tani 8.000 dinarë, për sigurimin e obliguar duhet të ndajë 13.045 dinarë, që është më shtrenjtë për 62 për qind.

Në grupin e parafundit, me fuqi të motorëve deri në 110 KW, gjenden makinat, si “Opel Astra 1.9” për të cilën pronarët kanë ndarë 13.174 dinarë për sigurim, ndërsa nga muaji i ardhshëm për të njëjtën veturë janë të obliguar që për sigurim të ndajnë 17.821 dinarë, respektivisht 35 për qind më shumë.

Sigurimin më të shtrenjtë e paguajnë pronarët e makinave me motor mbin 110 KW, me një shumë prej 21.161 dinarë për sigurimin bazë.

Edhe pse Shoqata e Sigurimeve të Serbisë me vite ka bërë thirrje për një ngritje të pragut minimal të sigurimit të obliguar për vetura , Banka Popullore e Serbisë vetëm me 1 prill të këtij viti ka dhënë pëlqimin për shtrenjtim.

Shtëpitë siguruese kanë thënë se definitivisht nuk do të ketë kurrfarë shtyrje. Tarifa e re hynë në fuqi 90 ditë nga dhënia e pëlqimit nga Banka Popullore e Serbisë, që është 1 korriku./Titulli.com/

Në Ditën e Refugjatëve, në Bujanoc ndahen 20 banesa (foto)
Rizgjedhja e drejtorit, dridh koalicionin në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration