Shtëpia e shëndetit në Bujanoc hap konkurs për pranimin e një mjeku dhe një punëtori teknik
Shtëpia e shëndetit në Bujanoc ka hapur konkurs për pranimin e një mjeku dhe një punëtori teknik (me kohë të pacaktuar).
Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka shkruar se duhet inkurajuar për aplikim.
Postimi i tij në Facebook:
I inkurajoj të kualifikuarit e Komunës së Bujanocit të konkurojnë për këto pozita.
Uroj që të mos përsëritet situata e njejtë si në Komunën e Preshevës, që kuadrot e vendit të refuzohen e të sjellin kuadro nga qytete të tjera.
Me aq sa kam informacione, në Komunën e Bujanocit nuk ka asnjë mjek të nacionalitetit serb të papunësuar, ndërsa ka mjekë shqiptarë që janë të interesuar të qëndrojnë e ta japin kontributin e tyre në vendin e tyre.
Nëse ndodhë ajo që ndodhi në Preshevë, atëherë 21-shi shqiptar në Komunën e Bujanocit duhet të vazhdojë edhe për një mandat tjetër!