Shtëpia e Pavarësisë në Bujanoc (video)
Lokale

Shtëpia e Pavarësisë në Bujanoc (video)

18.Nov.2012 18:32
0
Nagip Taipi është gazetar dhe artist nga Bujanoci. Mundësitë e tij, ashtu sikurse të shumë bashkëvendësve, janë të vogla për ta festuar përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.  Për ta, qyteti simbol i shqiptarëve, Vlora, është i largët dhe i shtrenjtë. Atyre në këtë përvjetor jo gjithçka u duket një kopsht me lule. Taipi ka vendosur ta bëjë në miniaturë shtëpinë e Pavarësisë, ndonëse kurrë nuk ka qenë në Vlorë. Ai në dimër pati realizuar edhe New Born-in e Prishtinës nga dëbora, kurse tani për një ditë shtëpinë do ta vendosë në sheshin e Bujanocit për t’i dhënë një mesazh politikave shqiptare dhe lokale kundrejt qytetarëve. “Për 28 nëntor liderët e Luginës së Preshevës do të jenë në Vlorë, ndërsa unë me këtë vepër dua që Vlorën t’ia sjell këtu shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thekson Taipi. Pavarësia për shqiptarët e Luginës së Preshevës është një nocion ngatërresash që shkakton konflikte me Serbinë. Kurse Shqipëria, politikisht mbetet dashuri e njëanshme./TCH/Titulli.com/ http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=jRX8d2o6OVQ
Lejohen studentët e Luginës së Preshevës të hyjnë në Maqedoni
Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration