"Shtegtarët e Lirisë "prishen për para
5 “Shtegtarët e lirë” nga Gjilani, nuk arritën as në gjysmën e misionit të tyre për të kërkuar liberalizimin e vizave pasi u përçan në mes vete.Ata po thonë se kanë mbetur pa para në Kroaci. Dhe për këtë po e fajësojnë përfaqësuesin e grupit Ekrem Avdija, i cili u nda nga ta për shkak të problemeve me zemër.
Ata ishin nisur më 30 prill me 3 mijë euro në xhirollogari. Gjatë udhëtimit atyre ua janë deponuar edhe 1 e 500 si ndihmë nga Minsitria e Kulturës. Por këtë shumë po thonë se e tërhoqi Avdija kur u kthye në Kosovë.
Në Ministrinë e Kulturës e konfirmuan se i kanë depunuar të hollat në konto të grupit “Shtetgarët e lirë”, raporton Klan Kosova.
Grupi po këmbëngulin se do të vazhdojë rrugën deri në Bruksel, por pa atë që u kthy në Kosovë.
Megjithatë, Ekrem Avdija, përfaqësues i grupit “ Shtegtarët e lirë”do ta ketë vështirë të hyjë në vendet e BE-së për shkak se nuk ka vizë. Burime diplomatike të televizionit thanë se atij nuk iu dha viza për shkak të një ndalese që ky i fundit e ka pas në Zvicër. Klan Kosova mëson se përqarjet mes grupit filluan kur disa nga ta nuk deshën që udhëtimin e tyre ta bëjnë vetëm duke ecur, por edhe me mjete transportuese. /Titulli.com/