Shtabi emergjent në Bujanoc: Të ndihmohet familja Ajdini nga Priboci
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të shtabit emergjent të komunës së Bujanocit është vendosur të ndihmohet familja Ajdini nga fshati Priboc me 80 mijë dinarë.Komandanti i këtij shtabi dhe njëherit kryetar i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi theksoi se kjo familje ka bërë kërkesë se bora ja ka shkatërruar shtëpinë, shkruan Titulli.com.
“Pas përkeqësimit të motit këto ditë familjes Ajdini i është shkatërruar shtëpija e tyre dhe shtabi për situate emergjente krahas ndihmës së disa kompanive që kanë ofruar ndihmë ka vendosur ti dalë në ndihmë me 80.000 dinarë”, u shpreh Kamberi.
Gjatë mbledhjes së njëjtë është diskutuar edhe për çështje tjera të sigurisë në komunën e Bujanocit./Titulli.com/