Shqiptarët e fituan Bujanocin (rezultatet)
Lokale

Shqiptarët e fituan Bujanocin (rezultatet)

07.May.2012 17:48
0
Në rezultatet preliminare jozyrtare bëhet e ditur se Partia Demokratike e Nagip Arifit ka fituar 24% të votave të përgjitshme,  Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit ka fituar 17%, Lëvizja e Progresit Demokratik 13%, Unioni Demokratik Shqiptar 7% , partitë serbe 36% dhe partitë rome 3% të votuesve. Këto të dhëna janë bazuar në shtabet zgjedhore të partive politike  dhe informatave nga terreni të marra nga stafi i redaksisë së portalit Titulli, i cili gjatë ditës së zgjedhjeve ka kontaktuar nëpër të gjitha vendvotimet e komunës së Bujanocit. Këshilli Komunal Zgjedhor, në Bujanoc akoma nuk ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 6 majit. Portali Titulli është duke pritur rezultatet nga KKZ dhe besojmë se në kohën e duhur do të publikojmë rezultatet për çdo subjekt politik. Në komunën e Bujanocit kanë votuar afro 20.000 votues dhe sipas kalkulimeve të këtyre rezultateve shqiptarët do të kenë mbi 24 këshilltarë, ndërsa partitë serbe dhe ato rome do të përbëjnë së bashku 17 këshilltar komunal. Në gjithë territorin e Serbisë, më 6 maj janë zhvilluar zgjedhjet lokale, parlamentare dhe ato presidenciale./Titulli.com/    
E vërtetë, katër tërnocas në Kombëtaren Kuq e Zi !
Shpallen rezultatet preliminare në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration