Shqiprim Musliu, viziton lokacione të punimeve në rrugët e financuar nga buxheti i komunës së Bujanocit (foto)
Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu ka promovuar disa rrugë të mbështetura nga buxheti i komunës së Bujanocit.
Ai në Facebook ka shkruar se vazhdojmë me rregullimin e infrastrukturës rrugore nëpër vendbanimet tona.
"Sot e nesër në Konçul po përfundojmë disa nga projektet infrastrukturore në vendbanimin që bëri qëndresë e rezistencë për barazi e liri në këtë ven", ka shkruar Musliu.
Sipas Musliut më pas do të vazhdojnë në Lluçan, Nesalcë e Letovicë për të përmbyllur kështu disa nga projektet që janë kërkesë e vazhdueshme dhe jetike e banorëve si dhe një mundësi dhe lehtësi më e mirë për përditshmërinë e qytetarëve tanë.