Shqipëria në qendër të panairit ndërkombëtar të turizmit Berlin 2025 (video)
Rajoni dhe Politika

Shqipëria në qendër të panairit ndërkombëtar të turizmit Berlin 2025 (video)

04.Mar.2025 08:51
0

Në Berlin hap portat panairi më i madh ndërkombëtar i turizmit, ku për herë të parë Shqipëria merr rolin e vendit mikpritës.

Në hapjen zyrtare të panairit të turizmit në Berlin ITB 2025, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi turizmin si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Sipas tij, vendi ka njohur një rritje të ndjeshme dhe po konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar. "Numri i mbërritjeve turistike është rritur me 80 për qind në pesë vitet e fundit", tha Rama dhe shtoi se "zgjerimi i infrastrukturës ajrore dhe lidhjet e reja ndërkombëtare po e bëjnë Shqipërinë më të aksesueshme". Aeroporti i Tiranës tashmë regjistron 11 milionë pasagjerë në vit, ndërsa fluturimet direkte nga Gjermania po shtohen ndjeshëm. 

Për ta prezantuar Shqipërinë si një destinacion të gjithanshëm, Rama vuri në dukje diversitetin natyror dhe kulturor të vendit. Ai theksoi se nga plazhet mesdhetare te Alpet, nga qytetet historike si Butrinti deri te turizmi aktiv në Valbonë dhe Theth, Shqipëria ofron përvoja unike për çdo vizitor. Rama foli për konceptin "albanity", një kombinim i emrit të vendit anglisht me fjalën mikpritje, që sipas Ramës përfaqëson shpirtin e hapur të shqiptarëve. Sipas tij, Shqipëria nuk është më një destinacion i fshehur, por një vend që po zbulohet dhe po fiton vëmendjen që meriton. 

Kumbaro me veshje populore ndërsa Tobias, Rama dhe Wegner me kostum dhe kravatëKumbaro me veshje populore ndërsa Tobias, Rama dhe Wegner me kostum dhe kravatë
Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro e veshur me kostum popullor, Mario Tobias, drejtuesi i ekzekutiv i Panairit të Berlinit, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe Kai Wegner, Kryebashkiaku i BerlinitFotografi: Joerg Carstensen/dpa/picture alliance

Një sërë aktivitetesh me rastin e panairit 

Për të sjellë këtë imazh më pranë publikut, Shqipëria ka organizuar një program të larmishëm aktivitetesh gjatë panairit. Diskutimet mbi turizmin e qëndrueshëm dhe investimet janë në qendër të vëmendjes, ndërsa vizitorët kanë mundësinë të eksplorojnë gastronominë shqiptare përmes degustimeve dhe demonstrimeve të gatimit. Shfaqjet kulturore, me muzikë dhe valle tradicionale, sjellin një pasqyrë autentike të trashëgimisë shqiptare, ndërsa promovimi i qytetit të Gjirokastrës dhe destinacioneve të tjera të mbrojtura nga UNESCO tregon rëndësinë e turizmit kulturor për zhvillimin e sektorit. 

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin nuk është vetëm një mundësi për promovim, por një hap strategjik për të forcuar pozitën e saj në tregun global të turizmit. "Ky është momenti për të treguar botës se Shqipëria është gati të mirëpresë vizitorët dhe të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme," tha Rama. 

Valët e detit përplasen në breg, në sfond kodrinorValët e detit përplasen në breg, në sfond kodrinor
Pamje nga bregdeti i HimarësFotografi: Peter Schickert/picture alliance

Çfarë është ITB Berlin 

ITB Berlin është panairi më i madh dhe më i rëndësishëm i turizmit në botë, ku çdo vit mblidhen përfaqësues të destinacioneve turistike, operatorë turistikë, kompani ajrore, investitorë dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë bota. Prej disa vitesh panairi nuk është i hapur për publikun e gjerë, por vetëm për biznesin. 

Edicioni i këtij viti, që zhvillohet nga 4 deri më 6 mars 2025, sjell mbi 5 800 ekspozues nga 170 vende dhe pritet të mirëpresë më shumë se 100,000 vizitorë. Programi përfshin panele diskutimi, prezantime dhe mundësi të shumta rrjetëzimi, duke shërbyer si një platformë kryesore për trendet dhe inovacionet më të fundit në industrinë globale të turizmit. 

Anila Shuka autore, redaktore DW

Sulmohen qytetarët me automjet në Mannheim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration