Shqipëria nderoi akademikun medvegjas, Idriz Ajeti me dekoratën më të lartë
Lokale

Shqipëria nderoi akademikun medvegjas, Idriz Ajeti me dekoratën më të lartë

01.Dec.2014 10:04
0

Me rastin e 102 vjetorit të shtetit shqiptar si dhe ditës së flamurit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar personalitete të ndryshme të popullit shqiptar.

Akademiku nga Tupalla e Medvegjës,  Idriz Ajeti me këtë rast është dekoruar me çmimin’’Nderi i Kombit’’, në arsyetimin e presidencës shqiptare thuhet’’ Presidenti Nishani i akordoi Dekoratën “Nderi i Kombit” akademik Idriz Ajetit duke vlerësuar lart veprimtarinë e tij të shquar akademike për të nxjerrë në pah vlerat kombëtarë në përgjithësi, si dhe punën e shquar akademike, poetike për lartësimin e vlerave më të mira kombëtare.

Më tutje duke folur për Akademik Idriz Ajetin, presidenti Nishani tha’ se pranë tij ka qenë gjithnjë në të njëjtat përmasa profesor Idriz Ajeti, albanologu më i shquar shqiptar i të gjitha kohërave.

"Figurë monumentale e zhvillimit të shkencave filologjike në Republikën e Kosovës. Idriz Ajeti është një shkencëtar, i cili sot në moshën 97-vjeçare vazhdon t’i kontribuojë veprës së tij dhe të kombit të tij", t5ha Nishani.

Profesor Idriz Ajeti ashtu si edhe vëllai i tij siamez Eqerem Çabej, nuk iku të punonte jashtë tek ndonjë universitet tjetër, megjithëse ka pasur oferta të shumta, por qëndroi dhe punoi në atdheun e tij ashtu siç i ka hije një shkencëtari të racës së tij. Idriz Ajeti ka qenë truri i Rilindjes filologjike të Kosovës dhe ndoshta shkencëtari më i mirë në këtë drejtim. Në prag të kësaj moshe ne i urojmë atij 100-vjetorin e lindjes së ardhshme dhe besojmë se gjatë kësaj kohe ai do të vazhdojë të bëjë libra të rinj për shkencën shqiptare.’’ transmeton medvegja.net

Këtë dekoratë më parë e kanë marë edhe disa medvegjas, në mesin e tyre Gjeneral Veli Dedi nga Dediqi i Medvegjës, Gjim Gjema nga Tupalla e të tjerë./medvegja.net/

Regjisori nga Lugina film për Skënderbeun
Ndërron jetë Shaban Salihu, veprimtari përcillet për në banesën e fundit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration