titulli.com
Lokale

Shqetësuese, rënie drastike e numrit të nxënësve në Bujanoc

30.Jul.2012 13:38
0
Shkollat fillore të komunës së Bujanocit këtë vit kanë regjistruar numrin më të vogël të nxënësve, gjithsejtë 486. Sipas dokumentit që ka siguruar Titulli nga Drejtorati për Çështje Publike dhe Veprimtari Shoqërore shihet qartë se numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë të shkollës fillore është zvogëluar dukshëm. Shkolla e cila ka më së shumti nxënës të regjistruar në klasën e parë, gjithsejtë 143, është “Branko Radiçeviq” në Bujanoc e cila frekuentohet nga nxënës serb dhe romë. Nga shkollat shqiptare të komunës së Bujanocit më shumë nxënës janë regjistruar në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, gjithsejtë 82 nxënës. Gazetarët e Titullit edhe sot kërkuan informacion nga drejtorati në fjalë për të informuar qytetarët me numrin e nxënësve të shkollës së mesme që kanë fituar bursa, mirëpo drejtuesi i këtij drejtorati Agim Hasani i ka kthyer gazetarët e Titullit duke i thënë se nuk jap informacion dhe i ka larguar nga zyrja. Ligji për qasje në dokumentet zyrtare obligon institucionet publike që në një afat brenda shtatë ditëve të japin informacion për opinion. Edhe në të ardhmen mediumi ynë do të bëjë publikë ata drejtues të institucioneve që nuk japin informacion që është me interes për qytetarin./Titulli.com/  
Kujdes nga zjarret në Bujanoc, pasojnë dënimet
Studentët e Luginës, peng i vullnetit të institucioneve të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration