Shpërbëhet grupi parlamentar "Rajonet evropiane”, Kamberi insistoi opozitë në Kuvendin e Serbisë
Grupi parlamentar "Rajonet evropiane - Vojvodina, Sanxhaku, Lugina e Preshevës", anëtar i të cilit ishte deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, nuk ekziston më, hkak për këtë është përkrahja e listës "Së bashku për Vojvodinën" për shumicën qeverisëse në Kuvendin e Serbisë, ndërsa deputetët Kamberi dhe SDA Sanxhak insistojnë të mbeten në opozitë, transmeton Titulli.com.
Kamberi thotë se grupi parlamentar pushoi së ekzistuari në momentin kur deputeti Tomislav Zhigmanov nga lista e Vojvodinës u zgjodh ministër për të drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogun social në qeverinë e re, përcjellë titulli.com.
“Për momentin nuk kemi grup parlamentar, por veprojmë individualisht. Shpresojmë të gjejmë njerëz me mendje nga radhët e opozitës demokratike”, tha Kamberi.
Koalicioni i shqiptarëve të Luginës, i përfaqësuar nga Kamberi, në gusht formoi një grup parlamentar me listën "Së bashku për Vojvodinën" dhe SDA Sanxhakun pas konstituimit të Kuvendit.
Më pas Kamberi tha se grupi i ri i deputetëve është i vetmi në këtë mbledhje të parlamentit ku ka vetëm deputetë nga lista e minoriteteve.
Shpërndarja e grupit parlamentar do të thotë se në opozitë mbetën Kamberi dhe dy deputetët e Sulejman Ugljanin. Megjithatë, ata nuk mund të krijojnë një grup të ri parlamentar, pasi kushti për këtë janë të paktën pesë deputetë./Titulli.com/