Shpenzimet e fushatës parazgjedhore në Preshevë duhet të deklarohen publikisht
Po afrohet afati për dorëzimin e raporteve të partive politike lidhur me shpenzimet e fushatës parazgjedhore skadon, kështu ka njoftuar Agjencia Kundër Korrupsionit.Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 24 Dhjetor në komunat Kostolc, Mionic, Negotin, Peçincë dhe Preshevë, shkruan Titulli.com.
Të gjitha partitë që kanë marrë pjesë në fushatë parazgjedhore kanë për obligim që Agjencionit Kundër Korrupsionit të dorëzojnë raportet e shpenzimeve në afat prej 30 ditëve pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ende nuk kanë përfunduar sepse më 28 Janar do të rivotohet në njësinë numër 5 në Preshevë dhe pas shpalljes së rezultateve do të dorëzohen raportet e shpenzimeve të partive politike pjesëmarrës./Titulli.com/