Shpallet vendimi për Listën "Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve"
Komisioni Republikan Zgjedhor ka shpallur listën “Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve”, të cilën e përbëjnë PVD dhe UDSH.
Përfaqësuesit shqiptar politik nga Lugina garojnë në zgjedhjet e 26 tetorit për Këshillin Kombëtar Shqiptarë me tre lista zgjedhore duke ju shtuar edhe lista e shoqërisë civile “Perspektiva” dhe lista e grupin qytetar “Nagip Taipi”.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dy partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik (PVD), Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) si dhe Shoqëria Civile sot kanë dorëzuar listën e përbashkët në Komisionin Republikan Zgjedhor (KRZ), për zgjedhjet e 26 tetorit për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.
Kryetari i shtabit zgjedhor, Driton Rexhepit, i ka thënë portalit informativ Titulli se lista në fjalë me nënshkrimet e nevojshme është dorëzuar pranë KRZ-së në Beograd, në të cilën janë të shënuar emrat e 15 kandidatëve për anëtarë të koalicionit.
Titulli ka mësuar se lista “Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve”, nga 15 kandidatë, 11 prej tyre janë nga radhët e PVD-së, dhe 4 nga UDSH, ndërsa bartës i listës është kryetari i deritanishëm i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri. /Titulli.com/