Shpallet meteoalarm i kuq në Serbi, në jug vdes një person nga i ftohti
Enti Hidrometeorologjik i Serbisë për sot e deri të dielën ka shpallur meteoalarm të kuq që do të thotë se parashikohen "veçanërisht dukuri të rrezikshme të motit".Sot, nesër dhe të shtunën, në disa pjesë të vendit në fuqi do të jetë meteoalarmi i kuq që sipas parashikimeve të meteorologëve do të jetë jashtëzakonisht ftohtë, ndërsa do të reshë edhe shi i cili do të ngrijë në tokë.
Sipas parashikimit, sot paradite do të jetë kthjellët dhe jashtëzakonisht ftohtë, në disa vende me temperaturë më të ulët prej minus 20 deri minus 14 gradë Celsius.
Nesër gjatë sitës dhe të shtunën paradite vende-vende do të bjerë shi i cili do të ngrijë në tokë. Deri në fund të periudhës, deri më 8 mars, do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa disa ditë do të bjerë shi i lehtë.
Në jug të Serbisë një njeri që vuante nga një sëmundje mendore u gjet i ngrirë pa shenja jete të mërkurën pasi kishte dalë nga shtëpia dy ditë më parë./Titulli.com/