Shpërndahen dhurata të vitit të ri për 38 nxënës
Kryetari i komunës së Bujanocit ka shpërndarë dhurata të vitit të ri për fëmijët me nevoja të veçanta.“Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, priti sot në kabinetin e tij 38 nxënës me nevoja të veçanta të cilëve u ndau dhurata për vitin e ri”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas këtij njoftimi ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve "Dunav"./Titulli.com/