Shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e tretë në Klinë
Lokale

Shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e tretë në Klinë

08.Sep.2015 09:13
0
Në Manifestimin Tradicional të shtatin me radhë "Ora e Tahir Deskut" në komunën e Klinës morën pjesë poetë të shumtë nga shumë vise shqiptare, ndërsa nga Lugina e Preshevës prezantuan Bilall Maliqidhe Rrahman Hyseni.

Në këtë manifestim tradicional letrar Ora e Tahir Deskut, çmimin “Tahir Desku”, për vlera artistike e studimore letrare, e mori dr. prof Sali Bashota,  kurse çmimin motivues krijuesi i ri, e mori Yll H. Ymeri.

Kumtesë për veprën e jetën e Tahir Deskut pati Mikel Gojani 

Në emër të jurisë për veprimtarinë letrare e studimore të Sali Bashotës paraqiti arsyetimin Hajdin Morina, një kumtesë për poezinë e Sali Bashotës e paraqiti Flamur Maloku, kurse për krijuesit e rinj foli Prend Buzhala.

Në pjesën e dytë, ora letrare, e cila kishte karakterin garues, ku  lexuan poezitë e tyre krijues nga Prishtina, Peja, Deçani, Skenderaj, Malisheva, Gjakova, Klina, Lugina e Preshevës, Tropoja e diaspora.

Juria profesionale për vlerësim ishin Ismet Krasniqi, Mikel Gojani dhe Mahir Morina. 
Vendin e parë për poezi e mori Mehdi Krasniqi nga Malisheva, të dytin Frrok Kristaj nga Prishtina dhe të tretin Bilall Maliqi nga Presheva.

Krijuesit nga Klina, lexuan jashtë konkurrencës.

Bilall Maliqi pas marrjes së çmimit u shpreh se ky çmim e ka nderue  autorin, Preshevën dhe Luginën në përgjithësi./Titulli.com/

Spastrim etnik në Luginë (Video)
PVD: Pushtetet lokale dhe KNSH joserioze ndaj çështjes shqiptare në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration