Shkolla fillore "Dituria" në fshatin Corroticë me probleme të infrastrukturës dhe mungesë të teksteve mësimorë (foto)
Nëpër shkollat shqiptare në Luginë të Preshevës, brengë kryesore është rënia e numrit të nxënëse e cila i shqetëson personelin arsimorë dhe shumë të tjerë, andaj përveç këtij shqetësimit, shkolla fillore "Dituria" në Corroticë me 276 nxënës ka edhe problemin e infrastrukturës dhe mungesën e teksteve shkollore.Drejtori i kësaj shkolle, Adil Bajrami gjatë një bisedë për Titulli.com ka thënë se gjendja e arsimit, vitet me radhë po keqësohet në aspektin mbarëvajtjes së mësimit.
“Kemi kushte jo të mira nëpër shkolla, mungesa e teksteve të mirëfillta shkollore, mjeteve shtesë për konkretizimin e mësimit, mungesa e vazhdueshme përsosshmërisë profesionale të kuadrit arsimor dhe si rrjedhojë e saj nuk kemi një arsim cilësorë”, deklaroi Bajrami.
Ai shtoi se kuadri arsimor pranë kësaj shkolle është me kualifikime përkatëse mbi 90% të lëndëve mësimore.
“Të pakualifikuar kemi disa orë nga lënda e matematikës, kulturën muzikore dhe një normë orësh nga gjuha serbe si gjuhë jo amtare, kur është fjala te lënda e gjuhës serbe, mësimi zhvillohet edhe nga dy arsimtarë të tjerë të kualifikuar, e që janë të përkatësisë shqiptare”, theksoi drejtori i shkollës fillore “Dituria” në Corroticë.
Në pyetjen e gazetarit lidhur me tekstet mësimore dhe për numrin e personelit arsimor dhe numrin e nxënësve Bajrami është shprehur se furnizimi i teksteve shkollore deri vitin e kaluar ka qenë falas nga Ministria e arsimit të RS për nxënësit prej klasës së parë deri të katërtën duke shtuar se këtë vit furnizimi me tekste gjithashtu nga Ministria e arsimit të Serbisë bëhet në mënyrë selektive duke u nisur nga nxënësit me kushte më të këqija me 100%, ata mesatar me 50% .
Naim Kamberi arsimtar i gjuhës serbe pranë shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë të komunës së Preshevës shprehet: se kanë probleme me planprogramin e gjuhës serbe dhe tekstet mësimore të kësaj lënde.
“ Në fillim të vitit janë sjellë tekstet e gjuhës serbe, të cilat janë siguruar nga Trupi Koordinues për të gjitha klasat, e që këto tekste përputhen me planprogramin. Sa i përket nxënësve, ata në përgjithësi e kuptojnë gjuhën serbe, por ka edhe nga ata që kanë vështirësi në kuptimin e njësive mësimore”, tha Kamberi.
Ndërsa nxnësit shprehin qëndrimet e tyre rreth mësimeve të lëndës së gjuhës serbe.
Nora Musliu, nxënëse pranë kësaj shkolle lidhur me lëndën e gjuhës serbe pohoi se kupton mirë dhe nuk kam hasur në ndonjë vështirësi as në përsëritje as në përkthim.
Edhe nxënësi Dhurim Pajaziti thotë se gjuhën serbe e kupton dhe sipas tij ka disa nxënës tjerë të cilët po kanë probleme gjatë shpjegimit apo përkthimit të ndonjë njësie mësimore.
Sipas drejtori Adil Bajrami numri i të punësuarve në shkollën fillore “Dituria” është 53 veta në procesin e drejtpërdrejt edukativo-arsimor dhe në paralelen e saj të ndarë në Bukuroc janë gjithsejtë 40 arsimtarë.
“Numri i nxënësve prej vit në vit është! në rënie e sipër, këtë vit shkollor 2015/2016 janë gjithsejtë 276 nxënës të shpërndarë në 20 paralele, 12 paralele në shkollën amë në Corroticë me 217 nxënës dhe 8 paralele në Bukuroc me 59 nxënës”, deklaroi për Titulli.com drejtori Bajrami./Titulli.com/