Shkolla fillore "Abdulla Krashnica" në Miratoc  me kuadër profesional arsimorë, ja cila është brenga kryesore (foto)!
Lokale

Shkolla fillore "Abdulla Krashnica" në Miratoc me kuadër profesional arsimorë, ja cila është brenga kryesore (foto)!

28.Sep.2015 12:39
0
Në shkollën fillore "Abdulla Krashnica" në Miratoc të komunës së Preshevës procesin edukativo-arsimor e zhvillojnë 244 nxënës në kushte normale dhe punojnë 28 mësimdhënës.

Drejtorit i shkollës, Gafur Hyseni  gjatë një bisede për Titulli.com ka thënë se për fillimin e vitit të ri shkollor janë përgatitur kushtet tekniko-materiale dhe përcaktimi i kuadrit mësimdhënës.

“Gjatë pushimit veror është përgatitur objekti shkollor për pranimin e nxënësve për mësim në mësonjëtoret klasike si dhe për mësim kabinetik. Kuadri arsimor për këtë vit shkollor është plotësisht i kualifikuar me profesionet gjegjëse në përjashtim të lëndës së gjuhës serbe të mësimit lëndor”, theksoi Hyseni.

Sipas drejtorit numri i kuadrit arsimor në proces mësimor janë të angazhuar gjithsejtë 28 mësimdhënës, prej tyre 15 me përgatitje superiore dhe 13 me shkollë të lartë pedagogjike.

“Për gjuhën serbe është e angazhuar profesoresha Vlora Behluli për ciklin e ulët, për ciklin e lartë janë të angazhuar dy mësimdhënës të pakualifikuar. Në këtë vit shkollor janë të regjistruar 92 nxënës, në ciklin e lartë 152 nxënës, ku gjithsejtë nga klasa e parë deri në të tetën janë 244 nxënës”, deklaroi Hyseni.

Gati si për çdo shkollë në Luginë edhe për drejtorin Hyseni është shqetësuese zvogëlimi drastik i numrit të nxënësve, për çdo vit shkolla humb nga një paralele, e cila tani numëron  gjithsejtë 12 paralele.

Ndërsa lidhur me mësimin e gjuhës serbe në shkollë drejtori Gafur Hyseni është shprehur se nxënësit po mundohen që sa më mirë ta kuptojnë gjuhën serbe, lexojnë mirë, shkruajnë mirë edhe pse është gjuhë joamtare, por vullneti për mësim ekziston tek nxënësit. 

Nxënësja Vlera Agushi për Titulli.com ka thënë se gjuhën serbe e kupton dhe se nuk kanë problem me lexim, përkthim dhe shkrim edhe në çirilicë siç e kërkon planprogrami. 

Ndërsa nxënësja tjetër Ramize Mehmeti pohon se gjuhën serbe e kupton jo sa duhet nuk ka telashe sa i përket mësimit dhe të shpjegimit të njësive mësimore, por prapëseprapë si gjuhë joamtare është pak e vështirë të kuptohet, shpjegoi ajo. 

Edhe në këtë shkollë brengë e madhe ngelet zvogëlimi i nxënësve  që  po ndikon direkt në shuarjen e paraleleve./Titulli.com/

 

Shpallet konkursi i fotografisë "PreFoto 2015" në Preshevë, aplikoni
Takohen liderët, terminali doganor letër KKSH-së për librat (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration