![Shkolla e mesme Bujanoc: Qetin Aqifi kualifikohet për finalen e madhe në Beograd](/source/images/2022_11/02C8B2D4-12CE-4EB4-8362-9BBB598613F7.jpeg)
Shkolla e mesme Bujanoc: Qetin Aqifi kualifikohet për finalen e madhe në Beograd
Drejtori i shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc ka shkruar se nxënësi i kësaj shkolle zuri vendin e 3-të në garat rajonale.
Postimi i plotë në Facebook nga Zejni Fejzullahu:
Më 02.11.2022, në garën e "Business challenge" nxënësi ynë Qetin Aqifi, nga 110 nxënës pjesmarrës nga 28 shkolla të mesme, zuri vendin e 3-të, me shokë nga shkolla tjera, dhe u kualifikua për finalen e madhe që do të mbahet në Beograd.
Me këtë rast drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu ndau mirënjohje për nxënësin fities dhe profesorin Bujar Mustafa.
Çetinit i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!