SHH "Lugina e Preshevës" do të mbajë Kuvendin e katërt
Lokale

SHH "Lugina e Preshevës" do të mbajë Kuvendin e katërt

24.Mar.2015 21:22
0
Shoqata Humanitare (SHH) "Lugina e Preshevës" këtë fundjavë do të mbajë Kuvendin e katërt të saj.

Kjo shoqatë në njoftimin të cilin e përcjellë Titulli.com, informon anëtarët si dhe bashkëkombësit e të gjitha trevave shqiptare të shtunën (28 mars) duke filluar në orën 19:00, në restorantin «Lala», Rebstein, do të zhvilloj Kuvendin e katërt me radhë. 

“Ju ftojmë të gjithëve, bashkatdhetarë të respektuar e dashamirë të bamirësisë që të merrni pjesë. Janë të ftuara subjekte të ndryshme, shoqata me karakter humanitar dhe fetar, si dhe personalitete të çështjes kombëtare, por dhe media, ato të shkruara, elektronike e vizuale. Do të përpiqemi që Ju ta shihni në mënyrë dokumentare dhe vizuale se ku kanë shkuar ndihmat tuaja gjatë periudhës dyvjeçare, e po ashtu keni mundësi t’i shikoni dhe takimet e ndryshme që ka bërë Kryesia dhe bashkëpunimin me shoqatat tjera simotra që veprojnë në Zvicër dhe vendlindje, edhe pse për këto jeni informuar pjesërisht edhe nëpërmjet mediave tona”, thuhet në njoftim.

Kuvendi i katërt i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” është i hapur për të gjithë ndërsa kjo organizatë me seli në Zvicër thekson se janë të hapur për bashkëbisedim në mënyrë që organizata të jetë edhe më e suksesshme në të ardhmen e afërt. /Titulli.com/

Për informacione të tjera: F. Musliu: 079 617 15 62/ F. Rashiti: 079 343 86 43 dhe Sh. Bajrami: 076 216 51 99. Kontakt-adresa www.shhlp.com

Nxënësit e "Sezai Surroit" në Qendrën për Punë Sociale (Foto)
Bujanoc: 885 studentë fitojnë bursën, 106 nuk plotësojnë kushtet (Dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration