Shenur Jahiu zgjidhet ushtrues detyre i drejtorit i Radio Televizionit "Presheva"
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Preshevës, 21 këshilltarët komunal kanë zgjedhur ushtruesin e ri të drejtorit të Radio Televizionit "Presheva", Shenur Jahiu.Shenur Jahiu që nga viti 2004 është i punësuar në RTV “Presheva” ndërmarrje publike komunale dhe ka kryer funksionin e e drejtorit të marketingut.
“Falënderoj këshilltarët për besimin e dhënë dhe se nuk e marrë si privilegj këtë post por e marrë vetëm si përgjegjësi shkaku i gjendjes tepër të rëndë që aktualisht mbretëron në këtë institucion”theksoi për Titulli.com Shenur Jahiu.
Ai thotë se falë mbështetjes që i është ofruar nga pushteti i ri shpreson se do të vine ditë më të mira për RTV “Presheva”.
Jahiu është shprehur se nga përvoja që ka do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e këtij mediumi lokal i cili fatkeqësisht gjendet në një situatë të vështirë ekonomike dhe organizative.
Shenur Jahiu për kohë të gjatë ka udhëheq edhe fakultetin ekonomik “PEP” në Preshevë ndërsa tani do të drejtor këtë institucion informativ lokal dhe redaksia jonë i dëshiron suksese në punën e tij./Titulli.com/