Shefket Jakupi, përgatit tekste në gjuhën shqipe për shkollat e mesme në Bujanoc e Preshevë, dorëzon kërkesë Këshillit Kombëtar Shqiptar (dokument)
Shefket Jakupi, profesorë në shkollën e Mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc dhe njëherit profesorë universitarë në Prishtinë ka bërë një kërkesë Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc për financimin e disa teksteve në gjuhën shqipe për drejtimin e ekonomisë, shkruan Titulli.com.Jakupi, autor i teksteve të propozuara ka kërkuar nga KKSH financimin e teksteve shkollore për shkollën e mesme drejtimi i ekonomisë edhe atë për shkollën e mesme në Bujanoc - pesë tituj, në sasi 150 copë nga 500 din = 75,000.00 din dhe për shkollën e mesme në Preshevë katër tituj, në sasi 120 copë x 500 din = 60.000 din.
Shefket Jakupi në deklaratë për Titulli.com ka thënë se tekstet e propozuar janë të punuar në gjuhën sipas planprogramit të Republikës së Serbisë dhe se janë adekuate për nxënësit e shkollave të mesme të drejtimit përkatës.
Ai është shprehur se tekste e sponsorizuara nga Këshilli Kombëtar Shqiptar do t’ju jepen falas nxënësve të këtyre dy shkollave.
Bujanoc: Viti i parë – drejtimi i ekonomisë:Profili administratorë financiar (30 copë, Kontabiliteti për vitin e parë – Bazat e kontabilitetit për fillestar), Viti i tretë– drejtimi i ekonomisë: Profili administratorë financiar (30 copë, Kontabiliteti për vitin e tretë – Kontabiliteti për ndërmarrjet tregtare), Viti i katërt – drejtimi i ekonomisë:Profili administratorë financiar (30 copë, Kontabiliteti për vitin e katërt – Kontabiliteti për ndërmarrjet prodhuese, 30 copë, Kontabiliteti për vitin e katërt – Kontabiliteti për ndërmarrjet financiare dhe shfrytëzuesve buxhetor, 30 copë, Revizioni për vitin e katërt).
Preshevë: Viti i parë – drejtimi i ekonomisë,Profili: Teknik i ekonomisë (30 copë, Kontabiliteti për vitin e parë – Bazat e kontabilitetit për fillestar), Viti i dytë – drejtimi i ekonomisë, Profili: Teknik i ekonomisë (30 copë, Kontabiliteti për vitin e dytë – Kontabiliteti me bilance), Viti i tretë – drejtimi i ekonomisë: Profili: Teknik i ekonomisë (30 copë, Kontabiliteti për vitin e tretë – Kontabiliteti për ndërmarrjet prodhuese), Viti i katërt – drejtimi i ekonomisë:Profili administratorë financiar (30 copë, Kontabiliteti për vitin e katërt – Kontabiliteti për ndërmarrjet tregtare dhe bankat).
Autori Shefket Jakupi pret përgjigjen nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe se tekstet mundë të futen në përdorim nga fillimi i vitit shkollorë në muajin Shtator./Titulli.com/