
Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, është pritur shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.
Postimi në Facebook nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi:
Diskutuam për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçanërisht diskriminimin sistematik dhe përjashtimin nga subvencionet për fermerët.
Falënderova për mbështetje institucionale nga ana e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu nevojën ndërkombëtare për të garantuar të drejtat tona në Luginë.
Rruga jonë mbetet e qartë: barazi dhe dinjitet për shqiptarët e Luginës!