Shefi i Pfizer: Nuk ka garanci që të vaksinuarit nuk e transmetojnë koronavirusin
Trupi dhe shëndeti

Shefi i Pfizer: Nuk ka garanci që të vaksinuarit nuk e transmetojnë koronavirusin

06.Dec.2020 00:38
0

Marrja e vaksinës kundër koronavirusit, të paktën e asaj të Pfizer, nuk garanton mostransmetimin e koronavirusit.

“Mendoj që është diçka që duhet ekzaminuar. Nuk jemi të sigurt për këtë”, tha shefi i kompanisë amerikane, Albert Bourla, kur u pyet nga gazetari i NBC, Lester Holt, nëse një dozë e vaksinës do të parandalonte infektimin e të tjerëve.

Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj është 95% efektive në parandalimin e zhvillimit të Covid-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri, por gjatë analizave, kompania nuk ka mbledhur të dhëna nëse personat vullnetarë që morën vaksinën infektuan të tjerë apo jo.

Bourla u kritikua kur Pfizer shpalli rezultatet e testimeve të saj për vaksinën, pasi shiti aksione të tij në kompani me vlerë 5,6 milionë dollarë. Por një zëdhënës tha se veprimi ishte pjesë e një plani të miratuar që më parë ngë CEO i kompanisë, dhe ai e bën rregullisht këtë gjë. Në total, Bourla shiti 132508 aksione të tij te Pfizer, me vlerë 41,94 dollarë secili.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration