Shefati mbetet kampion, edhe hungarezin e dytë e "palon"
Boksieri Shefat Isufi ka regjistruar fitoren e tij të 17-të në boksin profesionist, duke mposhtur në Gjermani, boksierin hungarez Achilles Szabo.Kampioni në kategorinë WBCA dhe së fundmi në versionin WBC, 25 vjeçari nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma, ka arrit të shënojë edhe një fitore, njëherit duke mbrojtur kështu titullin e kampionit.
Si gjithmonë i kujdesshëm, Shefati, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka arrit që me nokaut në raundin e pestë të fitojë nga hungarezi Achilles Szabo, raporton Titulli.com.
Ky është rekordi i ri i fitoreve, gjithsejtë 17, (13 KO), 2 humbje e 2 barazime.
Boksieri shqiptar u tregua i kujdesshëm gjatë ndeshjes, duke treguar superioritetin ndaj hungarezit.
Shefat Isufi, më 28 mars, arriti të bëhet kampion Mediteran në versionin WBC duke mundur me KO hungarezin tjetër Istvan Zeller. /Titulli.com/