Shefat Isufi stërviti edhe në malet e Austrisë për sfidën me kenianin
Nuk i trembet qerpiku i syri. Është i bindur se do ta fitojë luftën me 20 gusht në Antalia të Turqisë. Ky është boksieri shqiptar me prejardhje nga Tërnoci i komunës së Bujanocit Shefat Isufi, i cili është përgatitur në çdo aspekt.Boksierët shqiptar gjithnjë po arrijnë suksese të mëdha, ndërsa misioni i Isufit është ta mbrojë titullin në kategorinë 79 kg në versionin WBA.
26-vjeçari beson se do t’ia ia dalë në përballje me kenianin Daniel Wanyoni.
Isufi po orvatet të sigurojë të gjitha informacionet për kenianin se ku është më i rrezikshëm dhe ai premton se do të luftojë me gjithë energjinë që ka për ta mposhtur kenianin.
Përgatitjet në Gjermani dhe në Austri i kanë ndihmuar shumë që të jetë në nivelin më të mirë.