SHBA pritje për Ditën e Pavarësisë, pjesëmarrës edhe liderët shqiptarë
Lokale

SHBA pritje për Ditën e Pavarësisë, pjesëmarrës edhe liderët shqiptarë

02.Jul.2015 23:15
0
Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka organizuar sot pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 korrik, duke porositur se Serbia mund të llogarisë në SHBA-në si partner të saj dhe mik.

“U jam mirënjohës për arritjet e përbashkëta me shokët dhe kolegët në Serbi, të cilët janë të përkushtuar me të vërtetë drejt të ardhmes evropiane dhe demokratike të Serbisë. Natyrisht, ka edhe shumë punë për të bërë, mirëpo Serbia mund të llogarisë në SHBA-të si miq dhe partnerë”, ka thënë Kirby para të ftuarve, transmeton Titulli.com.

Pjesëmarrës në këtë organizim në rezidencën e diplomatit amerikan ishte kryetari i Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryetarja e Kuvendit Popullor, Maja Gojkoviq, kryeministri Aleksandar Vuciq si dhe përfaqësues nga ministri dhe institucione shtetërore e joqeveritare.

Në mesin e të ftuarve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin edhe liderët nga Lugina e Preshevës, deputetët popullor Riza Halimi e Shaip Kamberi, ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi.

Në ditën e sotme, para 239 viteve, përfaqësuesit e popullit kanë nënshkruar Deklaratën me të cilën është shpallur Pavarësia e SHBA-së. /Titulli.com/

Vuçiq do të vizitojë Luginën, inskenon "tensione" në këtë rajon?!
Musliu: Pasivizimi i venbanimeve, racizëm nga Serbia (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration