Shapi Kamberi merr edhe një mandat deputeti në Kuvendin e Serbisë
Bazuar në 80,2 për qind të mostrës së Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci, partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka fituar 46,4 për qind të votave, ose 129 mandate ndërkaq sipas kësaj edhe Shaip Kamberi do të jetë pjesë e Parlamentit të Serbisë.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.
Shaip Kamberi për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar se me listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” ka fituar 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.
Ndërkohë, Alternativa Demokratike Shqiptare e Shqiprim Arifit ka marrë vetëm 1,250 vota.
Nga listat e pakicave, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të ketë 6 mandate, koalicioni i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe Bashkimi Demokratik i Kroatëve në Vojvodinë tre mandate, SDA Sulejman Ugljanin dy mandate dhe nga një mandat Lista e Shaip Kamberit dhe Partia Ruse.