Shaip Kamberi shpalos kërkesat ndaj eksperteve të BE-së
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi priti sot delegacionin e eksperteve të BE-së të angazhuar për përcjelljen e plotësimit të obligimeve të parapara me kapitullin 23 .Kryetari, Kamberi ka njoftuar delegacionin me përfaqësimin e dobët të komunave me shumicë shqiptare në rrjetin e Gjyqësisë dhe domosdoshmërinë e kthimit të Gjykatave, përfaqësim më të madhë të shqiptarëve në këto organe si dhe fokusim në përmbushjen e obligimeve mbi përdorimin e gjuhës shqipe nga ana e institucioneve shtetërore.
Kapitulli 23 që përfshihet drejtësia dhe të drejtat elementare është hapur në muajin Korrik të vitit 2016 në suaza të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian./Titulli.com/