SH.K.A "Zëri i Luginës" prezantoi vallen e karadakut në festivalin e Bullgarisë (video)
Lokale

SH.K.A "Zëri i Luginës" prezantoi vallen e karadakut në festivalin e Bullgarisë (video)

16.Sep.2016 09:06
0
Shoqëria Kulturoro Artistike "Zëri i Luginës" në Bujanoc tubon rreth vetes vallëtarë të ri me përvojë dhe merrë pjesë nëpër festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Herën e fundit ishte pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar "Bulgarska Roza" në qytezën turistike bregdetare Primorsko të Bullgarisë.

SH.K.A "Zëri i Luginës" gjatë këtij festivali prezantoi valle të ndryshme të kluturës shqiptare duke përfshi edhe Vallen e Karadakut.

Burhan Limani, koreograf pranë kësa shoqërie kulturoro-artistike për Titulli.com është shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen nëpër festivale të këtilla ndërkombëtare.

“Është një ndjenjë e veçantë kur prezantojmë vallet tona popullore krahas kulturave tjera dhe fatmirësisht janë të mirëpritura gjithmonë. Unë falënderojë edhe grupin e valltarëve të cilët çdo ditë e më shumë po avancohen në vallëzim”, tha Limani.

Ai theksoi se gjatë muajit tetor do të marin pjesë me grupën e valltarëve dhe orkestrës në festivalin kombëtarë në Gjirokastër të Shqipërisë krahas shoqërive të ndryshme nga trevat shqiptare.

Në maujin shtator të vitit të kaluar SH.K.A "Zëri i Luginës" ishte pjesëmarrës edhe në festivalin mbarkombëtarë në Paralia të Greqisë./Titulli.com/

VIDEO: Festivali Ndërkombëtar "Bulgarska Roza" në Primorsko të Bullgarisë

Mediat e pakicave në Serbi, prioritet i zhvillimit të shoqërisë dhe traditave kombëtare
Shefat Isufi, kampioni evropian nga Tërnoci që e do edhe titullin botëror (FOTO+VIDEO)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration